Hapësire reklamuese

Rajoni

Shifra të larta viktimash nga Covid, mbi 700 të infektuar në 24 orët e fundit në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Shifra të larta viktimash nga Covid, mbi 700 të infektuar në

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat për situatën pandemike për 24 orët e fundit. Nga 3.879 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 754 qytetarë dhe janë regjistruar 8 humbje jete. Janë shëruar 3900 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 191.408 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

07 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.793.236 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 88.988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.

Në total numri i rasteve aktive është 23.823.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll