Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
100 %
1.5kmh
90 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

SHIFRA të larta të viktimave nga Covid-19, mbi 400 infektime në 24 orët e fundit në vendin tonë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

441 qytetarë të infektuar dhe 10 humbje jete nga Covid-19. Ky është bilanci për të dhënaat pandemike për 24 orët e fundit në vendin tonë.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar Janë shëruar 628 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,936 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3572 testime, 441 qytetarë të infektuar, 10 humbje jete dhe 628 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3572 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 441 qytetarë, në këto bashki: 200 qytetarë në Tiranë, 36 në Fier, 24 në Elbasan, 19 në Durrës, 14 në Krujë, Vlorë, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Kamëz, 9 qytetarë në Shkodër, Korçë, 8 në Vorë, 6 në Kukës, Patos, Gjirokastër, 4 në Pogradec, Peqin, 3 në Kurbin, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Dimal, 2 në Vau i Dejës, Has, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Dibër, Rroskovec, Dropull, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Kuçovë, Skrapar, Librazhd.

Janë 6,365 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: një qytetar nga Fieri 21 vjeç, një qytetar nga Përmeti 42 vjeç, një qytetar nga Lezha 63 vjeç, një qytetar nga Pogradeci 64 vjeç, një qytetar nga Durrësi 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 71 vjeç, një qytetar nga Berati 79 vjeç, një qytetar nga Saranda 81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 73 dhe 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 628 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,936 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        441

Të shëruar në 24 orë      628

Të shtruar në spitale       146

Humbje jete në 24 orë    10

Testime ditore                3,572

Testime totale              1,253,624

Raste pozitive                177,108

Raste të shëruara           167,936

Raste Aktive                     6,365

Humbje jete                     2,807

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            2,993

Durrës            778

Fier                 664

Shkodër         497

Elbasan          258

Lezhë              205

Gjirokastër      204

Berat              196

Vlorë              195

Korçë             148

Kukës             139

Dibër              88

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img