2708 qytetarë pozitiv me COVID-19 dhe 1 humbje jete. Ky është bilanci për situatën pandemike për 24 orët e fundit në Kosovë. Janë shëruar 202 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 159.573 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
20 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës.
Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforëcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573.
Në total numri i rasteve aktive është 9.771.