Vijojnë të mbeten të larta shifrat e rasteve të reja me COVID-19 në MAqedoninë e Veriut.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 9 viktima, me numrin e të vdekurve që ka shkuar në 883 që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 25.991, pasi në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID 518 persona.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut rastet e reja janë konfirmuar në Shkup-261, Kumanovë-13, Shtip-19, Prilep-21, Tetovë-30, Strugë-5, Veles-13, Manastir-21, Ohër-15, Kavadar-11, Gostivar-10, Gjevgjeli-11, Strumicë-23, Kriva Pallankë-4, Radovish-6, Koçan-11, Probishtip-6, Berovë-2, Vallandovë-3, Vinicë-2, Dellçevë-3, Shën Nikollë-8, Kërçovë-13, Resnjë-6, Negotinë-1.