Hapësire reklamuese

Rajoni

Shifra të frikshme në Kosovë, 122 raste të reja me koronavirus

Shkruar nga Newsbomb
Kosovë, foto arkivë

IKSHPK ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar 122 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, 81 persona janë shëruar.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë.

Numri total i të prekruve në Kosovë ka shkuar në 2799, ndërsa 1506 pacientë janë shëruar.

‘’Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.’’, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll