Hapësire reklamuese

Bota

Shifra të frikshme, gazeta ruse: Putin planifikon të dërgojë në Ukrainë një ushtri prej 1.2 milionë personash

Shkruar nga Newsbomb
Shifra të frikshme, gazeta ruse: Putin planifikon të dërgojë

Një gazetë e pavarur ruse thotë se presidenti Vladimir Putin planifikon të rekrutojë rreth 1.2 milionë qytetarë, për t’i dërguar në luftë në Ukrainë.

Lajmi është publikuar vetëm pak ditë pasi Putin njoftoi mobilizimin e pjesshëm, duke thënë se rreth 300 mijë qytetarë do të grumbulloheshin për t’u dërguar në luftë.

Por sipas gazetës ruso-angleze “Meduza”, shifrat e vërteta të mobilizimi të pjesshëm janë shumë herë më të mëdha. Gazeta pretendon se informacionin e ka siguruar nga burime zyrtare në qeverinë ruse.

Sipas kësaj gazete, autoritetet janë urdhëruar të mbledhin sa më pak persona në qytetet e mëdha, dhe të fokusohen më tepër në zonat rurale ku ka më pak media, më pak opozitë dhe më tepër mbështetje.

Sipas “Meduza”, vetëm në Moskë pritet të mobilizohen 16,000 persona. Megjithatë, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha se lajmet për mobilizimin e 1.2 milionë rusëve janë të pavërteta.

Sondazh

Poll