Dhuna në familje është kthyer në nja nga problemet kryesore në vend. Rastet sa vijnë dhe shtohen dhe mesa duket po arrijnë shifra të frikshme.
Por vetëm gjatë së mërkurës, policia e shtetit raportoi 23 raste të dhunës në familje në të gjithë vendin. Shumica e denoncimeve janë të grave që denoncojnë bashkëshortët, ish-bashkëshortët ose bashkëjetuesit për dhunë fizike dhe psikologjike, raporton Top Channel.
Nëse marrim shifrat e 4 ditëve të fundit, policia raporton 57 denoncime për dhunë në familje, ku nuk mungojnë edhe denoncimet për 3 nuse që kanë dhunuar vjehrrin ose vjehrrën, ndërsa në një rast kjo e fundit ka kallëzuar bashkëshorten e djalit për dhunë.