
Në 24 orët e fundit në botë sipas OBSH-së janë regjistruar 259.848 raste të reja me koronavirus, një shifër rekord.
Kjo është hera e parë që nga fillimi i pandemisë që numri i infeksioneve të reja ditore ka kapërcyer një çerek milion.
Ndërsa viktimat në 24 orë janë 7.360, rritja më e madhe ditore që nga 10 maji. Rritjen më të lartë e ka SHBA me 60.207 raste të reja dhe 832 të vdekur në në 24 orët e fundit.
Pas SHBA vjen Brazili, India dhe Afrika e Jugut.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara deri më tani ka kaluar 14 milion dhe me mbi 600,000 vdekje të regjistruara.