Tirana
few clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Sht
3 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Shifra optimiste për Italinë dhe Greqinë sa i takon Covid-19, Britania në ALERT si vendi më i prekur në botë (BILANCI)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Italia në 24 orët e fundit ka raportuar shifra relativisht në ulje përsa i përket koronavirusit në vend. Janë shënuar 10.800 raste pozitive dhe 348 viktima nga koronavirusi.

Numri total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2.166.244 ndërsa i viktimave në 75.680. Janë shëruar gjithsej mbi 1.5 milionë qytetarë ndërsa më shumë se 2500 ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Nga ana tjetër dhe Greqia ka raportuar 427 raste pozitive me Covid-19, shifër e ulët kjo në krahasim me numrin e popullësisë. Megjithatë shifra 54 viktima në 24 orët e fundit mbetet një shifër e lartë. Gjithsej janë mbi 140 mijë të prekur dhe mbi 5000 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Britania e Madhe është për momentin shteti më i prekur nga Covid-19 në të gjithë botën. Në 24 orët e fundit janë 58.784 raste pozitive dhe 407 viktima. Në total mbi 2.7 milionë të prekur dhe 75.431 viktima.

Screenshot_5_copy.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img