Tirana
thunderstorm
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

SHIFRA ALARMANTE/ Rritje e ndjeshme e infektimeve në 24 orët e fundit, COVID u merr jetën 5 qytetarëve

Lajme të ngjashëm

Në 24 orët e fundit në vendin tonë ëhstë shënuar një rritje e ndjehsme e infektimeve, pasi 1648 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në tetsin e koronavirusit.

Fatkeqësisht COVID u ka marrë jetën 5 qytetarëve: Tre qytetarë nga Tirana 59-87 vjeç,  një qyetetar nga Konispoli 66 vjeç dhe një qytetar nga Peqini 80 vjeç. Në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 106 pacientë, nga të cilët 12 në gjendje të rëndë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

MShMS ju kujton se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Kujtojmë qytetarët se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7,812 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,648 qytetarë, në këto bashki: 707 në Tiranë, 118 në Elbasan, 101 në Durrës, 73 në Fier, 69 në Shkodër, 63 në Vlorë, 48 në Sarandë, 34 në Lezhë, Lushnje, Gjirokastër, 23 në Krujë, 22 në Kamëz, 20 Pogradec, 17 në Kavajë, 18 në Korçë, 15 në Devoll, 14 në Tepelenë, 13 në Kurbin, Mallakastër, 12 në Mat, Patos, Divjakë, 10 në Himarë, Përmet, Kolonjë, Berat, Cërrik, 8 në Shijak, 7 në Pukë, Tropojë, Dimal, Kuçovë, Peqin, Librazhd, Prrenjas, 6 në Dibër, Konispol, Skrapar, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, 4 në Memaliaj, 3 në Malësi e Madhe, Has, Këlcyrë, Poliçan, Belsh, 2 në Kukës, Delvinë, Dropull, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Bulqizë, Klos, Maliq.

Janë 9,286 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 59-87 vjeç,  një qyetetar nga Konispoli 66 vjeç dhe një qytetar nga Peqini 80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 309 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,386 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1,648

Të shëruar në 24 orë       309

Të shtruar në spitale       107

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                 7,812

Testime totale              1,508,508

Raste pozitive                 214,905

Raste të shëruara           202,386

Raste Aktive                        9,286

Humbje jete                         3,233

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4,347

Fier                 907

Durrës             840

Elbasan           657

Shkodër          608

Vlorë                591

Berat               319

Gjirokastër     315

Lezhë              273

Korçë               217

Dibër                129

Kukës               83


Më shumë