Shifra alarmante nga Polica Britanike: Çdo javë arrestohen rreth 50 shqiptarë, cilat janë veprat që "mbajnë rekord"

Publikuar tek: bota, më 14:50 12-09-2017 Shifra alarmante nga Polica Britanike: Çdo javë arrestohen rreth 50 shqiptarë, cilat janë veprat që

Policia britanike ka raportuar se çdo javë arrestohen rreth 50 shqiptarë përçështje të ndryshme.

Shifrat i ka publikuar Daily Mail në një shkrim, teksa thekson se policia po përballet me një valë të krimit shqiptar dhe rritje të luftës ndaj drogës.

Shifrat e reja zbuluan se mijëra njerëz nga shteti i vogël ballkanik po mbahen në Britani të Madhe për vrasje, vepra seksuale, trajtim droge, pastrim parash, kontrabandë të njerëzve dhe kërcënime me vdekje.

Shifrat pasojne paralajmerimin e Agjencise Kombëtare te Krimit, qe thoshte se bandat e tregtarëve shqiptarë të drogës tani janë ‘një kërcënim i rëndësishëm’ në rrugët e Britanisë.

Shefat e policisë thanë se grupet e krimit të organizuar nga ish-vendi komunist tani kanë ndikim të madh në furnizimin me kokainë në të gjithë vendin – dhe ishin të gatshëm të shkaktonin dhunë serioze për të mbrojtur tregun e tyre të paligjshëm fitimprurës.

Në total vitin e kaluar, policia arrestoi 2781 të dyshuar shqiptarë për krime, 8 përqind më shumë se nje vit me pare, qe numeronte 2,578 të arrestuar,shkruan Dily Mail.

Sipas te dhenave, 1 në 11 nga 32,000 banorët shqiptarë të lindur në Angli dhe Uells janë ndaluar, edhe pse disa individë mund të jenë marrë në paraburgim më shumë se një herë.

Por mijëra shqiptarë të lejuar në Britani të Madhe dyshohen për adoptimin e identitetit fals nga Kosova fqinje, duke pretenduar persekutimin gjatë konfliktit rajonal 18 vjet më pare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush ishte aktori i famshëm që punoi si zjarrfikës në sulmin e 11 shtatorit në SHBA? (EMRI)
Uragani “Irma” në kulmin e “tërbimit”, veprimi i një qytetari do t'ju habisë, VIDEO për të mos u humbur »
Article Logic
Execution time: 0.010912179946899
array(1) { ["section"]=> string(117) "shifra-alarmante-nga-polica-britanike-cdo-jave-arrestohen-rreth-50-shqiptare-cilat-jane-veprat-qe-mbajne-rekord-92087" }