Hapësire reklamuese

Rajoni

Shifra ALARMANTE në Kosovë, qindra raste pozitive me Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
Shifra ALARMANTE në Kosovë, qindra raste pozitive me Covid-19

Situata në Kosovë është tejet shqetësuese. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 352 raste të reja me Covid.

Fatkeqësisht është regjistruar një humbje jete. Sipas të dhënave të publikuar nga MSH e Kosovës, në këto 24 orë janë shëruar 13 persona.

Ndërkohë, rastet pozitive janë konfirmuar pas testimit të mbi 5 mijë e 200 personave.

07 Gusht 2021:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.590 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës.

Deri më sot 166.148 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.204 testime, 352 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.732.

Në total numri i rasteve aktive është 1.659.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.