Hapësire reklamuese

Rajoni

Shifra ALARMANTE në Kosovë, 8 viktima dhe mbi 2000 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Shifra ALARMANTE në Kosovë, 8 viktima dhe mbi 2000 të infektuar

Shifra alarmante janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, pasi 8 qytetarë kanë humbur jetën dhe 2236 të tjerë kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 14.249, ndërkohë që në 24 orët e fundit janë vaksinuar 22.119 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 14.249.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu