Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

SHIFRA ALARMANTE/ 12 persona humbin jetën për shkak të COVID, në 24 orët e fundit regjistrohen më shumë se 500 raste të reja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6607a93ea2fd54f8a86bc85fd5d51c61

Shifra alarmante janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku fatkeqësisht 12 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID.

Ndërkohë janë regjistruar 557 raste të reja pozitive, nga të cilat 254 janë vetëm në Tiranë, ndërkohë që numri i rasteve aktive në vendin tonë ka shkuar në 18.523.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Duhet të respektoni rregullat e distancimit fizik, vendosjen maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 1948 testime në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë  557 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë,

27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje,

16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër,

8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë,

4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec,

1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (30 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                         557

Të shëruar ne 24 orë                      368

Të shtruar në spitale                       491

Humbje jete në 24 orë                  12

Testime ditore                                  1948

Testime totale                    190.444

Raste pozitive                         38.182

Raste të shëruara                 18.849

Raste Aktive                            18.523

Humbje jete                              810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 Tiranë 9576

Durrës 1360

Elbasan 841

Fier

1367

Korccë 997

Vlorë 974

Shkodër 904

Lezhë 734

Berat 604

Kukës 406

Dibër 205

Gjirokastër 555

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img