Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Shifër rekord e pacientëve të shtruar në spitale, vala e tretë e COVID-19 godet rëndë Gjermaninë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoritetet gjermane kanë ngritur alarmin, pasi numri i pacientëve të infektuar të shtruar në spitale po rritet ndjeshmë nga dita në ditë.

Zyrtarët e lartë të Sëhndetësisë në raportin e fundit kanë theksuar se nevojiten veprime urgjente për të frenuar valën e tretë të koronavirusit.

“Është e qartë se duhet të veprojmë tani, në këtë moment, në të gjitha nivelet, por sidomos në ato të vendimmarrjes. Njerëzit duhet ta reduktojnë kontaktet, pasi duhet të ndërpresim sa më parë zinxhirët e infektimit që të shpëtojmë jetë”, tha Lothar Ëieler’, presidenti i Insitutit Robert Koch.

Ministri i Shëndetësisë , Jens Spahn, u ka bërë kërkesë disa landeve që të ashpërsojnë masat anti-COVID. “Çdo ditë ka rëndësi në këtë situatë të vështirë. Vaksinimi dhe testimi, të vetme nuk mjaftojnë për të frenuar valën e tretë të pandemisë. E mësuam vjeshtën e kaluar se çfarë ndodh nëse nuk veprojmë shpejt”, tha Spahn.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img