Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Shi në formë rrebeshi dhe erë e fortë sonte dhe nesër, zonat më të rrezikuara

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga mbrëmja e sotme pritet që moti të karakterizohet nga reshje të shumta shiu në formë rrebeshesh.

Shiu pritet të fillojë gjatë mbrëmje së sotme dhe të vijojë dhe gjatë ditës së nesërme. Shiu do të jetë në formë rrebeshesh thuajse në të gjithë pjesën perëndimore të Shqipërisë, ku herë pas here do të vërehen edhe stuhi të forta ere.

“Zhvillimi i qendrave ciklonike mbi brigjet e Italisë, të cilat do të ndikojnë mbi kushtet e motit edhe në rajon edhe Ballkan për pasojë kushtet atmosferike në vendin tonë do të paraqiten me vranësira të dendura të cilat gradualisht pritet të përfshijnë gjithë territorin duke sjellë rrebeshe shiu” thotë nga Adiola Bani e Meteoalb.

Sa i përket temperaturave të ajrit, ato do të rriten lehte në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë dt.06) dhe nesër (e enjte dt.07) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet e shiut do të shoqërohen me shtrëngata, breshër dhe shkarkesa elektrike.

Shtrëngatat për momente të shkurtra, mund të krijojnë vërshime lokale kryesisht në jugperëndim të vendit.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e mërkurë dt.06) pritet niveli “I MODERUAR’’ në shumicën e qarqeve dhe “I ULËT” në qarqet Dibër, Lezhë dhe Durrës. Nesër (e enjte dt.07) pritet niveli “S’KA RREZIK” në të gjitha qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 19 / 22 °Cnë vendet e ulëta: 18 / 24 °Cnë vendet malore: 9 / 18 °C EraSot pasdite (e mërkurë dt.06) dhe nesër (e enjte dt.07) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img