Avokati i njohur Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se presidenti Meta gaboi me çdekretimin e datës së zgjedhjeve.
Sipas tij nuk mundet që një krizë politike ta zgjidhësh me një mjet juridik, pasi problem juridik nuk ka.
I ftuar në emisionin ‘Tempora’, Celibashi theksoi se Meta duke u përpjekur të kontribuonte në zgjidhjen e kësaj krize politike mesa duket e ka acaruar situatën më shumë.
‘Dua ta them me bindje që akti juridik i Presidentit për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve është një akt që nuk gjen mbështetje në kushtetutë dhe në kodin zgjedhor, për mendimin tim. Duhet ta pranojmë që presidenti u nis nga një qëllim i mirë. Ai ka dashur të kontribuojë për mirë. Por ajo cka rezultoi pasi ndërmori këtë akt, duket që palët janë më larg dhe konflikti politik nuk erdhi më i zbutur, por edhe më i acaruar. Ne ishim dhe vazhdojmë të jemi në një krizë të rëndë politike dhe Presidenti u përpoq që nëpërmjet një akti juridik, pa i hyrë asaj se si është ky akt, u përpoq që të kontribuonte në zgjidhjen e kësaj krize politike.
Unë mendoj që në llogjikë është e gabuar. Nuk mund të një krizë politike ta zgjidhësh me një mjet juridik, kur nuk kemi pasur një problem juridik’ ka thënë avokati Ilirjan Celibashi.