Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shfrytëzonte një 24-vjeçare për prostitucion, arrestohet tutorja në Fier (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Shfrytëzonte një 24-vjeçare për prostitucion, arrestohet

Policia e Fierit ka vënë ne pranga 37-vjeçaren Flurime Avdulaj, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një shtetase 24-vjeçare.

Gjithashtu për këtë ngjarje po procedohen ne gjendje të lirë 4 shtetas të tjerë. Akuzohen se kanë qenë bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Gjurmimi”. Policia e Fierit ka vënë në pranga një 37-vjeçare pasi dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një shtetase 24-vjeçare.

Gjithashtu ë kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese