Një 28 vjeçar nga Berati është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për “Shfrytëzim prostitucioni”.
Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë 28 vjeçari me iniciale A. K., pasi dyshohet se për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit një 32 vjeçare.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. K., 28 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se për një periudhë 5-mujore ka shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit një shtetase 32 vjeçe.