Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

“Shfryhet” operacioni i Policisë te Trauma, vetëm një mjek në pranga, lirohen dy të tjerët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy nga bluzat e bardha që u shoqëruar dje nga Policia e Tiranës, pas një operacioni me agjent të infiltruar brenda spitalit të Traumës, janë liruar pas marrjes në pyetje. I arrestuar qëndron vetëm mjeku imazherist Fitim Marku.

Mjekja me inicialet S.B dhe infermierja K.B janë lënë të lira sot pas dëshmive të dhëna para hetuesve.

“Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë”, njoftoi dje Prokuroria, ndërkohë që pati dhe reagime të shumta.

Aktorë të ndryshëm publikë e konsideruar operacionin me maska në ambientet e spitalit një shfaqje të Policisë. Në fakt, mjeku Marku u arrestua në sallë pasi mori paratë nga “pacienti”, i cili në fakt ishte agjent i infiltruar.

Edhe vetë Spitali i Traumës kërkohet të mos njollosen bluzat e bardha, pasi kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve.

Lexo edhe: Policia INFILTROHET te Spitali i Traumës, arrestohet për korrupsion MJEKU (EMRI-DETAJE)

Lexo edhe: “Të mos njollosen bluzat e bardha”, Spitali i Traumës reagon pas arrestimit të mjekut: Të zbardhet e vërteta!

Më shumë


spot_img









spot_img