Dy policë janë kapur nga kamerat e kalimtarëve duke u puthur në makinën e policisë para një dyqani.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Britani ku një dëshmitar tha se i pa policët duke u puthur për 20 minuta në parkingun e veturave në Blackburn.
Pas kësaj ngjarje të dy policët janë detyruar të kërkojnë falje pasi kanë shkelur kodin e etikës.
Dëshmitari tha se policët ndodheshin në vetura të ndryshme dhe se më pas ajo doli nga vetura dhe shkoi nga ana e shoferit për t’i vazhduar puthjet edhe nga jashtë, përmes dritares.
“Kjo gjë më acaroi. Njerëzit kalonin dhe shikonin dy herë duke menduar se po ndodhte vërtet një gjë e tillë. Ata qeshnin, talleshin dhe putheshin. Nuk mendoj se duhet ta bëjnë atë në kohën e policisë, edhe nëse ai ka qenë në pushimin e drekës, duket keq”,- tha dëshmitari.
Një zëdhënës I policë e konsideroi këtë ngjarje si një incident I cili nuk duhet të ndodhë më dhe policëve u është kërkuar që të kërkojnë falje.
https://www.dailymail.co.uk/video/news/video-2401546/Video-Uniformed-officer-duty-colleague-kiss-patrol-car.html