Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shfaqet Mariza Lino, ndikoi fuqishëm në luftën civile 1997; Arvizu i tha Berishës “Burrë shteti” pas vrasjeve, e Donald Lu, bëri 140 deputetë të duartrokisnin reformën në drejtësi (TAKIMI VIRTUAL NGA AMBASADA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

72976642a8b7bd7ee5652684500dd60a

Mariza Lino u shfaq sërish.

Ish ambasadorja e SHBA në Tiranë në vitet më të rënda të demokracisë së brishtë shqiptare, nga viti 1996 deri në 1999 u rikthye në një debat virtual, organizuar nga ambasada e SHBA në Tiranë, pikërisht për të kujtuar vitin e përgatitjeve për 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Lino shfaqet e qeshur, mosha ka bërë të vetën, por zonja Lino, nuk e ka humbur sharmin e diplomates, raporton newsbomb.al.

Në këtë komunikim virtual, është bashkuar edhe një tjetër ish-ambasadore. Marsi Ries shërbeu në Shqipëri në vitet 2005 – 2007, ishte koha kur qeverisja e PD ishte në qeverisje, dhe nuk mund të harrohen përplasjet e saj me qeverinë e kohës. Profili I diplomates nuk qëlloi të ishte aq aktiv sa e ambasadorëve të tjerë.

Alexandër Arvizu, ish ambasadori që shërbeu në vitet 2010 – 2015 shfaqet në komunikimin virtual. Shërbeu në Shqipëri në një kohë ndryshimesh të rëndësishme, kur pas 8 viteve të qeverisjes së djathtë, pushtetin e mori e majta në 2013. Edhe pse iku nga Shqipëria me marrëdhënie disi të krisura me opozitën, Arvizu do të mbahet mend për deklaratën për Berishën, duke e konsideruar si “burrë shteti”, vetëm tre ditë pasi në bulevard në Tiranë, u vranë 4 protestues me urdhër nga qeveria gjatë protestës së dhunshme të 21 janarit 2011, raporton newsbomb.al.

Donald Lu, do të kujtohet me gjatë nga shqiptarët. Është ai që vuri “në binarë” reformën në Drejtësi. Njeriu që I bëri 140 deputetë të Kuvendit të votonin si rrallë herë, me 140 vota ndryshimet kushtetuese që I hapnin rrugën reformës. Edhe ky I fundit, pati përplasje me opozitën e kohës, por I detyroi të gjithë ti bindeshin udhëzimit të Departamentit Amerikan të shtetit. Shërbeu në Shqipëri nga viti 2015 deri në vitin 2018, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë në reformën në Drejtësi, raporton newsbomb.al.

Njoftimi i ambasadës amerikane:

Ndërsa po i afrohemi 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, disa nga ngjarjet më domethënëse të këtyre tri dekadave të fundit u kujtuan nga protagonistët e tyre gjatë një takimi virtual.

Nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe programet e Kartës së Adriatikut, partneritete strategjike dhe marrëveshje të tjera, vizita e Presidentit Bush në Shqipëri tek vizitat zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Sekretarët e Shteteve në Shqipëri, në programet e Ambasadës, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim, Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka, ish-ambasadorët e SHBA në Shqipëri Marcie Ries, Mariza Lino, Alexander Arvizu dhe Donald Lu, Ambasadorja shqiptare në SHBA Floreta Luli-Faber dhe ish-ambasadori shqiptar në SHBA Roland Bimo, kujtuan përvojat e tyre në të gjitha ngjarjet kryesore që ndihmuan në ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img