Kandidati i Primareve për Tiranën, Belind Këlliçi është shfaqur me të fejuarën, Ana Shkeli në votim.
Këlliçi shfaqet për herë të parë krah Shkrelit, teksa shihen duke votuar në procesin e Primareve.
“Anna dhe unë votuam tani për Primaret e Tiranës ♥️ Falenderoj anëtarët dhe simpatizantët që i janë drejtuar qendrave të votimit! Si primaret dhe shiu kanë kohën. Prandaj mos prisni gjatë! Votoni për t’i dhënë Tiranës një mundësi për ndryshim! Mirënjohës gjithnjë” shkruan Këlliçi në postimin e tij.
Kujtojmë që Këlliçi është një nga 7 kandidatët që garaojnë në Primare për të dalë kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës.