Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Shezai Rrokaj: Rama i kapur në panik prej protestës studentore

spot_img

Lajme të ngjashëm

d72b9f3294ccecc4439e930fff2ac139

Deputeti i LSI, ish dekani e rektori Shezai Rrokaj thotë se kryeministri Edi Rama është kapur nga paniku i protestës së studentëve. Ndërsa citon Ramën, Rrokaj ia rrëzon një nga një argumentet.

 

“Si një drejtues me përvojë unë jam i sigurtë se IAL-të i ulin menjëherë tarifat nëse Qeveria e kompenson me rritjen e financimit nga buxheti. Po, po. Kaq e thjeshtë është e vërteta”, shkruan Rrokaj.

 

REAGIMI I PLOTË:

I kapur prej panikut të protestës studentore kryeministri nuk di ç’thotë: Ja se si shprehet: “Thjesht e vërteta.                           

  1. Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti
  2. Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014
  3.  VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet
  4.  Efekti i VKM nis vitin tjetër
  5. . Ministria u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”.

përse tarifa për kredite ka dalë me VKM në muajin maj? A ka shkelje ligjore këtu? Së dyti, kur prej vitit 2014 nuk ka ‘rritje tarifash’ kjo tregon se asokohe qeveria ka qenë dakord me këto tarifa dhe i ka miratuar sipas ligjit të mëparshëm, i cili këtë të drejtë ia njihte asaj, ndryshe nga ligji aktual i 2015-ës, që këtë të drejtë ua njeh IAL-ve. Këto të fundit nuk i kanë ndryshuar tarifat, duke respektuar tavanin e vendosur nga Qeveria. Së treti, kur të drejtën për të miratuar tarifat e kanë universitetet ç’punë ka ministria përgjegjëse t’u drejtohet atyre për ta rikonsideruar tarifën në fjalē? Së katërti, çfarë logjike është kjo kur thuhet se nuk e keni këtë vit tarifën (pra , kot protestoni), por pa merak do ta keni vitin tjetër? Pra, prisni të protestoni pas janarit?! E gjithë kjo që po ndodh ka një përfundim: papërgjegjshmëri, anarki kompetencash dhe lojë kungulleshkash midis Qeverisë dhe IAL-ve, ku Qeveria bën lojën e strucit, duke mos u përgjigjur sy më sy se përse subvencionimi për arsimin nuk është 5% e PBB-së, si vendet e OECD-së, por vetëm 3,2%, e ku viktimat e këtij mosfinancimi janë studentët? Si një drejtues me përvojë unë jam i sigurtë se IAL-të i ulin menjëherë tarifat nëse Qeveria e kompenson me rritjen e financimit nga buxheti. Po, po. Kaq e thjeshtë është e vërteta.

Më shumë

spot_img