Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

“Shëtitësit e natës” prangosin “skifterin” në Kavajë, në kërkim bashkëpunëtori i tij: Vodhën një makinë, 9 shtëpi, sende me vlerë dhe para

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 26 vjeçar është vënë në prangat e Policisë në Kavajë, dhe bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim pasi, dyshohet se janë autorë serialë të një serie vjedhjesh në Kavajë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Shëtitësit e natës”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

– D. B., 26 vjeç, banues në Laç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. D., 29 vjeç, banues në Rrëshen.

Këta shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 06.07.2021, në Vorrozen, Kavajë, kanë vjedhur makinën në pronësi të shtetasit S. B., e cila u gjet dhe u sekuestrua në Fushë-Gjormë, Laç.  Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se gjatë muajve maj, qershor dhe korrik, këta shtetas kanë vjedhur sende me vlerë, shuma parash dhe orendi shtëpiake në 9 banesa, konkretisht:

Më datë 27.05.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit I. P.; më datë 22.05.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. Ç.; më datë 22.06.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. K.; më datë 17.06.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Sh.; më datë 17.06.2021 kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit G. B.; më datë 16.06.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit Sh. C.; më datë 14.06.2021 kanë vjedhur në banesat e shtetasve V. H. dhe K. Ll; më datë 03.07.2021 kanë vjedhur në banesën e shtetasit Z. Ç.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave, të kryera nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Më shumë

spot_img
spot_img