Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Shëtiste me armë zjarri në makinë, arrestohet 41 vjeçari nga Tirana, ishte dënuar për pengmarrje   

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 41 vjeçar është  arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pasi qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi P. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpie” dhe janë proceduar tre shetas të tjerë, të cilët ndodheshin në mjet së bashku me 41 vjeçarin.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. S., efektivët i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.  Gjykata e kishte dënuar më herët këtë shtetas  për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Njoftimi i Policisë:

Procedohen penalisht tre shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi, teksa janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën “Jordan Misja”, qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Escaper”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– P. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. D., 33 vjeç, B. H., 51 vjeç dhe L. M., 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit P. S., shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi P. S. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Shtetasit B. D., B. H. dhe L. M. kanë patur dijeni për krimin, por nuk kanë kallëzuar në Polici”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë




spot_img






spot_img