Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shëtiste me armë pa leje, arrestohet 19 vjeçari në plazhin e Durrësit

Shkruar nga Newsbomb

Një 19 vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit, pasi lëvizte me armë pa leje.

I riu me iniciale S.XH., banues në Shkodër qarkullonte në plazh me pistoletë me silenciator.

Gjatë kontrollit fizik  të kryer nga policia, 19 vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar përveç pistoletësme silenciator dhe një krehër me 5 fishekë.

Njoftimi i Policisë:

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë 19 - vjeçari që qarkullonte më pistoletë me silenciator.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-S. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas është kapur nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe Komisariatit të Policisë Durrës, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë me silenciator dhe një krehër me 5 fishekë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu