Hapësire reklamuese


Aktualitet

Sheshi plot, shqiptarët dolën të festojnë hapjen e negociatave me BE dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA, Edi Rama publikon fotot

Shkruar nga Newsbomb
Sheshi plot, shqiptarët dolën të festojnë hapjen e

Një koncert i madh u mbajt mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku morën pjesë dhjetëra këngëtarë të njohur, për ceremoninë e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar fotot nga koncerti dhe siç shihet nga pamjet sheshi qëndror i kryeqytetit ishte i tejmbushur me qytetarë të cilët dolën për të festuar dhe për të shijuar muzikën e mirë.

“MIRËMËNGJES

me shijen e jashtëzakonshme të mbrëmjes së djeshme të Tiranës, kryeqytetit europian të rinisë 2022, që festoi lidhjen 100 vjet më parë me Shtetet e Bashkuara dhe atë 10 ditë më parë me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.

 

http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid034EwJoPhsKQGs2MdXSTj3XzpNtb9MXerHeFZrK7ycZJU3utgTstHPjk71NJg531x2l&show_text=true&width=500" width="500" height="729" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share"></iframe>

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese