Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shërthimi i bombolës i preu ëndërrat në mes, 19-vjeçarja Daniela Gjoka do të martohej në gusht

Shkruar nga Newsbomb

Shpërthimi i bombëlës së gazit të dielën e kaluar në Velipojë i ka prerë në mes ëndërrën 19-vjeçares Daniela Gjoka.

Bëhet me dije se 19-vjeçarja në gusht do të martohej duke kurorëzuar kështu dashurinë e saj me të dashurin e zemrës, por që ëndërrat iu prenë në mes.

Lajmi i hidhur për njërën nga vajzat e familjes Gjoka, u bë me dije vetëm pak më parë. Ndërsa mësohet se nëna, vëllai dhe vajza tjetër e familjes janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pak ditë më parë familja Gjoka u dërgua në Itali për mjekim më të specalizuar, por gjendja e tyre paraqitet e rënduar.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së dielë, një javë më parë, ku në një hotel në Velipojë ka shpërthyer një bombol gazi dhe kanë mbetur të lënduar pronarët.

Të plagosur mbetën Klarisa Gjoka, Daniela Gjoka, Enriko Gjoka dhe Alketa Gjoka, përkatësisht të moshave 15, 19, 11 e 30 vjeç.

19-vjeçarja me te fejuarin

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll