Hapësire reklamuese

Politikë

“Sherrin e Lulit me aleatët s’e zgjidh KQZ-ja”, Salianji thirrje Bashës: Ka 78 kandidatë më shumë në lista, s'i flet dot se të ikën nga shpia si adoleshent

Shkruar nga Newsbomb
Përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji

Partia Demokratike rrezikon të marrë mbrapsht për herë të dytë listat e kandidatëve për deputetë, pasi sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka vendosur jo pak, por 78 kandidatë më tepër se çfarë e lejon ligji.

Lidhur me këtë, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji ka ironizuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, duke thënë se mosmarrëveshjet e tij me aleatët nuk mund të zgjidhen nga KQZ.

Salianji gjithashtu ka kërkuar që KQZ të bëjë një hetim të shpejtë për dy kandidatët e PD që në media janë përfolur si të inkriminuar.

“Sherri që mund të ketë Luli me aleatët nuk mund ta zgjidhë KQZ-ja, si puna e adoleshentit që kur i bërtet shumë në shtëpi ke hall mos të ikën nga shtëpia. Ne e duam në garë PD-në, por duhet të zbatojmë ligjin. Jemi vonë, publikimi i emrave, të paktën dy emra në listë KQZ kishte mundësi t’i verifikonte, është numri 8 në Durrës, KQZ duhet të bënte një verifikim të shpejtë. Dhe në Shkodër, numri 5 që është nën hetim në formular nuk e ka deklaruar”, deklaroi Salianji.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll