Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherri te shkolla "Çajupi", Policia: Kemi shoqëruar 5 persona, gjetëm dhe një armë zjarri, po verifikojmë kujt i përket

Shkruar nga Newsbomb
Sherri te shkolla "Çajupi", Policia: Kemi shoqëruar 5

Pesë persona janë shoqëruar në Policinë e Tiranë për sherrin që ndodhi mëngjesine  sotëm në afërsi të shkollës "Andon Zako Çajupi". Policia e kryeqytetit në njoftimin zyrtar për mediat, bën me dije se deri tani janë shoqëruar 5 persona dhe një tjetër ndodhet në spital.

Në vendngjarje është sekuestruar një pistoletë, por nuk ka persona të lënduar nga arma e zjarrit. Policia po verifikon se cilit prej të shoqëruarëve i përket ajo.

Tiranë/Informacion paraprak

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kongresi i Manastirit” ishin duke u konfliktuar dyshohet me sende të forta 6 persona, menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë Rrugore, të cilat ishin në patrullim dhe kanë ndërhyrë menjeherë.

Më pas në ndihmë të tyre kanë ardhur sherbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponjat” të cilët kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të metejshëm të konfliktit dhe shoqërimin e 5 shtetasve të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt, për veprime të metejshme.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë disa shtetas, ku njëri prej tyre shtetasi E. K. 32 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i dëmtuar me sende të forta.

Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarve. Sqarojmë se nuk ka persona të lënduar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu