Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Sherri te qendra e numërimit te “1 Maji”, Policia: Kishte konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit, 8 persona janë shoqëruar

spot_img

Lajme të ngjashëm

8 persona janë shoqëruar nga Policia e Tiranës për sherrin e ndodhur te një qendër numërimi votash te shkolla “1 Maj”. Sipas Bluve të Tiranës, bëhet fjalë për një konflikt fizik mes vëzhguesve dhe numëruesit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, sherbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.

Sherbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjeherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të metejshme hetimore.  Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe  shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Newsbomb.al ka raportuar më herët për këtë sherr, ku edhe pse të pranishëm kanë qenë një numër i konsiderueshëm policësh, sërish efektivët nuk kanë mundur ta shuajnë në kohë sherrin.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img