Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherri te “ORANGE”, Policia: Arrestohet një truprojë dhe procedon dy të tjerët, e pësojnë dhe turistët nga Londra; Dy pronarët e lokalit fshinë kamerat (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Sherri te “ORANGE”, Policia: Arrestohet një truprojë dhe

Një person është arrestuar dhe 9 shtetas të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Sarandës, pas sherrit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Club “ORANGE” në qytetin bregdetar. Mësohet se i vetmi i arrestuar është truproja nga Tirana Xhemal Domi.

Ky shtetas, akuzohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë e ftohtë (thikë).

U proceduan penalisht për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit: Xhevit Saliasi, 25 vjeç, Tedi Dine, 25 vjeç, banues në Tiranë (të dy truproje).

VIDEO: Sherr i madh te Club “ORANGE” në Sarandë, truprojat e lokalit gjakosin turistët e huaj, Policia bën “sehir”

Të proceduar gjithashtu janë: Armend Muja, 23 vjeç, Florent Mustafa, 27 vjeç, Elson Simoni, 21 vjeç, Fuad Veliu, 19 vjeç, të katërt shtetas kosovarë, banues në Londër. Si dhe  Aldo Bërthanza, 22 vjeç, Mahdi Nasir, 26 vjeç dhe Michail Tshihanguli, 26 vjeç, të tre shtetas anglez, banues në Londër (klientë në lokal). 

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta. 

Nga Policia e Sarandës janë proceduar penalisht pronarët e lokalit “ORANGE”, shtetasit Margarit dhe Miltjadh Iljadhi, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Dyshohet se dy pronarët, kanë fshirë pamjet filmike të këtij konflikti që ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se 3 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët punonin si truproje në këtë lokal, ishin të paregjistruar/siguruar, duke shmangur sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese