Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Sherri për parkimin i merr jetën tepelensit në Sarandë, 41 vjeçari u masakrua me thika dhe vdiq në spital (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Klodian Bakiaj është personi që ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin e Sarandës si pasojë e një konflikti të çastit që ka degjeneruar në përdorimin e thikës. Shkak i sherrit ka qenë një vend parkimi pranë një hoteli në qytetin bregdetar.

Newsbomb.al mëson se 41 vjeçari që ka mbetur viktimë këtë pasdite është me origjinë nga Tepelena. Ai është konfliktuar me disa persona pranë hotel “Monte Cristo” në lagjen nr.1 të Sarandës dhe ka mbërritur në spital me plagë të shumta.

Rreth orës 19.00 është konfirmuar dhe vdekja e tij, ndërsa shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç”, thotë Policia.

Sarandë/ Infromacion shtesë nga Policia

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas, si pasojë e dëmtimeve me mjete prerëse ka ndërruar jetë, në spitalin e Sarandës, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.

Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img