Hapësire reklamuese

Politikë

“Sherri për lekët nis”, Braçe ironizon Bashën dhe Kryemadhin: Vehbiu i bashkohet Sudes te bebet! Ndajeni mendjen, do jepni 3000 lekë apo 1000 dollarë, se do jeni edhe një qeveri

Shkruar nga Newsbomb
Erion Brace

Zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi përsa i përket programeve të tyre ekonomike.

Pak ditë më parë LSI prezantoi programin e saj ekonomik, ku përfshihej edhe një bonus prej 1 mijë dollarësh për fëmijët e porsalindur për 25 vite, ndërsa ditën e sotme ishte radha e kryedemokratit Basha të prezantonte programin e PD-së, ku për bebet e porsalindura do të kishte një bobnus prej 30.mijë lekësh të vjetra në muaj për 5 vite.

Ka qenë pikërisht ky shpërblim që ka angazhuar Erion Braçen të bëjë një postim ironizues, pasi programet e dy kryetarëve që pretendojnë ta ndërtojnë qeverinë së bashku nuk janë të njëjtë. Braçe i kërkon Bashës dhe Kryemadhin ta ndajnë mendjen për shpërblimin, pasi sipas tij, sherri nis për lekët.

“ESHTE VETEM FILLIMI!

VEHBIU I BASHKOHET SUDES KE BEBET! Tani ndajeni, sa do jepni per bebe 3000 leke per bebe per 5 vite-sic thote Lyli apo,  1000 dollare per bebe per 25 vite sic thote Monika!! Se do jeni dhe nje Qeveri, jo per gje! Mos harro, sherri per leket nis”, shkruan Braçe.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.