Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Sherri për Gjykatën Kushtetuese, KRYEMADHI hedh akuza të rënda ndaj DVORANIT: Bashkë me gruan e Maks HAXHISË emëruan Arta VORPSIN

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1df3e6771b943103e166278fb3fd3618

Monika Kryemadhi hodhi akuza të rënda ndaj kreut të KED-së Ardian Dvorani duke e fajësuar se ka bashkëpunuar me bashkëshorten e Maks Haxhisë për botimin e paligjshëm në Fletoren Zyrtare të hyrjes në fuqi emërimit Arta Vorpsit si anëtare e dytë e KED-së nga Gjykata Kushtetuese.

Në ”Zërin e Amerikës”, Kryemadhi u shpreh se Dvorani ka shfrytëzuar qëllimisht njohjen me Maks Haxhinë duke u ndihmuar nga gruaja e këtij të fundit, e cila është drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare. Kryemadhi shton se Arta Vorpsi është ndihmuar nga bashkëshortja e Haxhisë duke botuar vendimin e KED-së, që rendiste në vendin e parë për vakancën në Gjykatën Kushtetuese, pa aprovimin e presidentit Ilir Meta. 

”Kapja e shtetit është në mënyrë perfekte. Me çfarë të drejte zoti Dvorani boton vendimet e KED-së në Fletore Zyrtare. Kush ia ka bërë këtë gjë? Cila është lidhja me drejtoreshën e Qendrës së Botimeve, bashkëshortja e Maks Haxhisë?! A ka një lidhje me avokatin e ish-ministrit Tahiri?!  Zonjën Vorpsi e ka shpallur gruaja e Maks Haxhisë, i cili është avokat i Saimir Tahirit, nuk ka publikuar dekretet e presidentit Meta. Sipas ligjit nuk ekziston që zoti Dvorani të botojë publikimet”, u shpreh Kryemadhi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img