Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherri në qendrën tregtare në Tiranë, 29 vjeçari rrihet me rojen për parkimin, telefonon për ndihmë vëllain polic, ai qëllon me armën e shërbimit (EMRAT-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Sherri në qendrën tregtare në Tiranë, 29 vjeçari

Një sherr që ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, në ambientet e një qendre tregtare. Të përfshirë kanë qenë dy vëllezërit Arbër dhe Drilon Toska (ky i fundit polic) si dhe një roje private i qendrës tregtare.

Mësohet se, në datë 21 gusht Arbër Toska, 29 vjeç, është konfliktuar me rojën e një prej qendrave tregtare që ndodhen në autostradën Tiranë-Durrës, për një vend parkimi për makinën. Konflikti nuk ka qenë vetëm verbal, por ka pasur dhe konfrontim fizik.

Gjatë konfliktit që ka vazhduar për disa minuta, 29 vjeçari ka telefonuar vëllanë e tij Drilon Toksa që t'i vinte në ndihmë, shkruan newsbomb.al. Menjëherë ky i fundit, me detyrë punonjës i Policisë së Shtetit, ka shkuar në vendngjarje dhe bashkë me të vëllanë Arbër Toksa kanë rrahur rojen e qendrës tregtare.

Madje, shtetasi Drilon Toska edhe pse kishte qenë jashtë orarit të punës kur kishte ndodhur sherri dhe pa uniformë, ka pasur me vete armën e shërbimit dhe e ka përdorur në sherr. 35 vjeçari punonjës policie ka nxjerr armën nga brezi dhe ka qëlluar një herë në tokë.

Policia e Tiranës vet bën me dije se fatmirësisht nuk ka persona të plagosur me armë zjarri, por nga ana e tyre është bërë arrestimi në kushtet e flagrancës i Drilon Toskës dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, Arbër Toska, shkruan newsbomb.al.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. T., 35 vjeç, (punonjës policie) si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij shtetasit A. T., 29 vjeç, pasi me datë 21.08.2021, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se shtetasi D. T., ka qëlluar me armë zjarri në tokë."

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu