Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Mër
14 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Sherri në PS-në e Shkodrës për emërimet në administratë, ISP: Shkelje ligjore, raste të tilla duhet të hetohen nga drejtësia!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Instituti i Studimeve Politike ka reaguar pas debateve brenda PS së Shkodrës për emërimet në administratë.

Sipas ISP, raste te tilla duhet të jenë objekt hetimi nga organet e drejtësisë dhe tema reflektimi për vetë PS dhe qeverinë.

Teksa i referohet progres raportit të BE mbi Shqipërinë, ISP thotë se legjislacioni mbi nëpunësit civile dhe ata publike parashikon mekanizma dhe praktika të qarta emërimi dhe promovimi në karriere.

Legjislacioni mbi nëpunësit civile dhe ata publike parashikon mekanizma dhe praktika te qarta emerimi dhe promovimi ne karriere! Keshtu thuhet edhe ne raport progreset e BE mbi Shqiperine dhe ne retoriken politike.

Midis deklarimeve dhe realitetit te ardhur nga raportimi i medias per zhvillimet ne Shkoder ekziston nje hendek i gjere, i cili pervecse devijim nga standardi, pervec konfirmimit te deformimit te rolit te partise ne raport me shtetin dhe rolit te deputeteve ne raport me poziten e tyre ligjore, si dhe pervec se konfirmim i nje aleance politike informale, perben gjithashtu edhe shkelje ligjore, abuzim me pushtetin, perdorim te burimeve shteterore per motive nepotike.

Raste te tilla duhet te jene objekt hetimi nga organet e drejtesise dhe tema reflektimi per vete PS dhe qeverine. Kjo do te duhej te ishte pyetja dhe interesi kryesor i medias dhe publikut tek SPAK, Prokuroria, PS, qeveria dhe organet ligjzbatuese.  Koha per transparence, koha per drejtesi, koha per llogaridhënie”, thuhet në reagimin e ISP-së.

LEXO EDHE: Përplasje mes socialistëve në Shkodër, Blediana Nika: Janë marrë drejtorë nga rruga, mbi 50% të punësuarve në qytet nga PSD

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img