Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherri në Lezhë, 21-vjeçari qëllon disa herë me kaçavidë 18-vjeçarin

Shkruar nga Newsbomb
Sherri në Lezhë, 21-vjeçari qëllon disa herë me

Policia e Lezhës ka dhënë informacion në lidhje me një sherr të shënuar mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me kaçavidë një 18-vjeçar.

Bëhet me dije se pas një sherri shtetasi Xhovani Perlesi, 21 vjeç ka goditur me kaçavidë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin Rafaelo Lleshin 18 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në QSU Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore .

21-vjeçari ka rënë në prangat e policisë dhe akuzohet për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe: Sherr mes disa personave në Lezhë, njëri plagoset rëndë dhe niset drejt Traumës

Njoftimi i Policisë

Lezhë/ U konfliktuan për motive të dobëta në qytetin e Lezhës dhe plagosi rëndë me mjet prerës 18 vjeçarin, vihet në pranga 21 vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. P, 21 vjeç, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë “.

21 vjeçari, ditën e sotme, në afërsi të një objekti kulti në qytetin e Lezhẽs, ka goditur me kaçavidë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin R.Ll, 18 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në QSU Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore .

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese