Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherri i stisur në familjen mbretërore? Skenari i Princ Lekës, filmimi që e nxjerr zbuluar

Shkruar nga Newsbomb
Sherri i stisur në familjen mbretërore? Skenari i Princ Lekës,

Video e sherrit të princ Leka Zogut me bashkëshorten e tij që janë në proces divorci, Elia Zaharia, po bën xhiron e rrjetit. Pamje që nuk kanë nevojë për koment që paraqesin dhe japin një tablo të qartë për atë që ndodh mes çiftit. Ngjarje që i dëgjojmë dhe i raportojmë çdo ditë, duke na bërë të duken si pjesë e normales, por që në fakt janë kambanë e fortë alarmi për jetën sociale në vend.

Leka Zogu ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës ku pretendon se është dhunuar nga vjehrri i tij, Gjergj Zaharia dhe Elia Zaharia. Një ngjarje që tashmë ka kaluar në duart e organeve kompetente për të zbuluar dhe nxjerrë në pah të vërtetën.

Megjithatë ajo që bie në sy në videon e shpërndarë me shpejtësi në media, është telefoni që mban në duar Leka Zogu. Duket si një ngjarje e stisur, me princin që provokon për të arritur në produktin përfundimtar, pra duke bërë që bashkëshortja Elia Zaharia, të dalë nga vetja përmes dhunës. Pse është i dyshimtë versioni i Leka Zogut?

Së pari, ai duket se ka shkuar në shtëpinë ku jeton Elia me vajzën me qëllimin e qartë, pra për t’u konfliktuar. Duke qenë se janë në proces divorci, kujdestaria e vajzës është pjesë e rëndësishme që duhet ta vendosë gjykata. Dhe në një moment kur pamjet e publikuara tregojnë vetëm dhunën e Elias, princi mund të ketë menduar se togat e zeza do ta marrin si provë.

Së dyti, Leka Zogu ka filmuar vetëm momentin kur po del nga shtëpia, pra jo që në nisje të konfliktit. Natyrshëm lindin dyshimet, që gjithçka ka qenë e planifikuar dhe e mirëmenduar për të nxjerrë keq, si njeri të dhunshëm Elia Zaharian.

Së treti, video dukshëm është filmuar nga vetë ai. Dhe pas kallëzimit në polici, natyrisht dora e tij e ka shpërndarë në media. Pra, për t’iu shmangur përgjegjësisë dhe pretendimeve të babait të Elias dhe vetë asaj, viktimizimi në këtë rast është menduar si mundësi për të hequr barrën e fajit nga vetja.

Natyrisht që ngjarja e sotme i ka lënë të gjithë të shastisur. Mirëpo, viktima më e madhe në këtë histori, padyshim është vajza e vogël 3-vjeçare. Trauma dhe dhuna në familje është e dëshme për çdo qenie njerëzore dhe sigurisht cënon shumë herë më shumë fëmijët e mitur në konfliktet e prindërve. S’mbetet gjë tjetër, veçse të pritet se çfarë do të zbardhin organet kompetente dhe çfarë do të vendosë gjykata.

©Newsbomb.al/

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese