Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherri në Berat, policia jep detaje: Tre vëllezërit dhunuan efektivin, tentuan t’i marrin armën e shërbimit, u plagos në këmbë pasi...

Shkruar nga Newsbomb
Sherri në Berat, policia jep detaje: Tre vëllezërit dhunuan

Policia e Beratit jep detaje lidhur me sherrin që ndodhi sot në një lokal, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, ku u plagos efekti Juljan Xhahalili (Xhelili), 24 vjeç.

Policia sqaron se sherri në lokal ka nisur mes disa familjarëve, dhe në momentin e ndërhyrjes së policisë, tre vëllezërit e përfshirë në konflikt kanë dhunuar dhe kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë. Si pasojë e kësaj arma ka kryer qitje të pavullnetshme dhe është plagosur në këmbë efektivi i policisë.

Tre vellezërit që e dhuanuan dhe tentuan ti marrin armën janë Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini  40 vjeç

Berat/informacion paraprak

Sot rreth orës 20:20, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative se në lagjen “Dëshmorët e Kombit” shtetasit G.M., M.M. dhe A.M (vëllezër) po konfliktoheshin me shtetasit A.M dhe bashkëshorten e tij shtetasen O.M .

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, tre vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve.

Nga shërbimet e policisë është bërë, neutralizimi dhe shoqërimi i personave në konflikt dhe është siguruar vendi ngjarjes.

Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vijon puna intensive për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu