Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherri mes Zylajt dhe Çurit ku përmendën gruan dhe impotencën seksuale, zbulohet profesioni i dy analistëve te emisioni i Arian Çanit

Shkruar nga Newsbomb

Ka degjeneruar në sharje dhe ofendime personale debati mes Arian Çurit dhe Julian Zylës në emisionin “zonë e Lirë”.

Fillimisht ishte Zyla që i ka thënë Çrit se ndjek në Instagram 35 meshkuj, ndërsa Çuri ka arritur deri aty sa t’i thojë Zylës se gruaja jote po ankohet te shokët për impotencën tënde seksuale.

Julian Zyla është analist si dhe ka punuar si pedagog i Marrëdhënieve me Publikun dhe të Folurin në Publik. Gjithashtu Çuri është pedagog, filozof dhe njeri i komunikimit, por si duket të dy mbrëmjen e djeshme kanë harruar profesion dhe edukimin që kanë, duke e çuar në degjenerim debatin e tyre duke përmendur gruan, impotencën seksusale dhe aktet seksuale në një emision televiziv.

Pjesë nga debati: 

Zyla: Dua t’i bëj një ndjesë publike Çurit se herën e dytë që e takova nuk e mbajta mend. Ishte hera e fundit, se më pas e mbajta mend. Duhet të të kërkoj falje dy herë. I kërkoj ndjesë publike.

Çuri: Herën e dytë kur më ke parë ke qenë me një motor të vogël Scuter dhe më tha Iljazaj se ka Zyla një kompani sallatash, shpërndante sallata bio, sallata ruse, kineze, falimentoi. Shpërndarës sallatash i jashtëzakonshëm.

Zyla: Përsa i përket punës, unë jo vetëm që nuk komplesohem, por isha student dhe punoja. Unë nëse do kem dëshirë dhe nëse do dështoj, do ringrihem dhe nuk ka asnjë person që bën mirë kur kërkon të bëjë qesharake një person që ka të bëjë me punën.

Çuri: Ti u fute në histori personale.

Zyla: Çuri nuk bën mirë të rikudilizojë punën time. E ka kot…

Çuri: A është gënjeshtër apo e vërtetë që ke pasur një kompani sallatash bio?

Zyla: Kur kam një ide biznesi e realizoj. Njerëzit do bëhen kuriozë dhe do shohin kë ndjek ai në Instagram. A dashuron ndonjë mashkull? Është koicidencë që ke 35 meshkuj në Instagram?

Llapaj: O Çani, i shërben modelit të vjetër kjo padashje

Çuri: Ai u fut në dhomën time të gjumit. Ti je mashkulli më impotent, është bërë legjendare në rrjet. Shokët e tu… A u more me krevatin tim…

Zyla: Kam një vajzë 2-vjeçe

Çuri: Vajza nuk ka lidhje fare.

Llapaj: Është orar familjar o Çani.

Çuri: Po të intereson jeta ime seksuale unë jam i nderuar.

Zyla: Mua nuk më intereson fare as ti..

Çuri: Duke pa istagramin. Po gruaja jote shkon dhe ankohet tek shokët e tu se nuk iu shkojnë punët mirë. Ai u fut në dhomën time të gjumit. Unë vëlla besoj se nuk ka orientime seksuale, ka njerëz që dashurohen. Nuk kam dashuruar djem. Ata që kam në Instagram jam rritur me ata. Ti ke patur dhe ke kriza të jashtëzakonshme në familje. Më mirë një homoseksual i nderuar sesa një impotent..Gruja kap shoqërinë e ngushtë dhe i ankohet për ty. Je mashkulli më impotent… Këto nuk i kam nga Instagrami, i kam nga shokët e tu. Ti si dole në atë konkluzion vetëm nga Instagrami im? Ty po të intereson kaq shumë jeta ime seksuale jam i nderuar. Një sfidë do i bëj Julianit, të sjelli një femër të preferencës së tij dhe unë në sy të Julianit do kryej një akt seksual që të bindet për orientimin tim.

LEXO EDHE: “Je mashkull impotent”, degjeneron debati mes analistëve, Zyla: Ke 35 meshkuj në Instagram, dashuron ndonjë prej tyre?; Çuri: Gruaja jote ankohet te shokët e tu...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu