Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Sherri mes vëllait të deputetes së PS dhe Bashkim Finos për 14 mln eurot e humbura në Strasburg, si i bëri ‘lëmsh’ vjehrri i Bashës në Komision

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ditën e djeshme është shoqëruar me debate të forta mes socialistëve.

 

Socialisti i orëve të para Bashkim Fino iu drejtua Avokatit të Shtetit, Artur Metani duke e pyetur se si humbi shteti shqiptar betejën në Strasburg dhe u detyrua të paguante dëmshpërblim 14 mln euro për shembjen e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë.

Por Metani, i cili është njëherazi vëllai i deputetes së PS Eglantina Gjermeni, iu përgjigj me ironi duke e quajtur Finon “zoti deputet”. 

“Për etikë, më quajnë Bashkim Fino, jam deputet i PS-së, kam 22 vite në Parlament dhe shpresoj q siç di emrin e disa deputetëve që riashtaz kanë ardhur të rinj (është fjala për Andi Përmetin), dhe të cilët i vlerësove të më vlerësosh dhe mua me këtë etiketë. Vetëm për çështjen që fole, nuk kam dëshirë”, iu përgjigj Fino i cili më tej ka vijuar debatin me socialistin Ulsi Manja duke i kërkuar qëndrim për këtë, por Manja i është përgjigjur ashpër.

Debati:

Bashkim Fino: Për etikë, më quajnë Bashkim Fino, jam deputet i PS-së, kam 22 vjet në këtë Kuvend dhe shpresoj që siç di emrin e disa deputetëve që rishtaz kanë ardhur të rinj, dhe të cilët i vlerësove të më vlerësosh dhe mua me këtë etiketë. Vetëm për çështjen që fole, nuk kam dëshirë.

Artur Metani: Më mirë. Nuk është dhe objekt i raportimit tek e fundit

Fino-Ulsi Manjës: Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë

Ulsi Manja: Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku jot unë.

Artur Metani: Nuk ka të bëjë ekzekutimi me vendimin e Strasburgut. KLSH e ka gjetur pa probleme. Meqë u bë ndryshim ligjor ne nuk kemi pas vendimmarrje lidhur me këtë çështje.

Më shumë




spot_img








spot_img