Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherri mes policëve në Tiranë, AMP: Në hetim efektivi i FNSH-së dhe i Forcës së Posaçme Operacionale

Shkruar nga Newsbomb
Sherri mes policëve në Tiranë, AMP: Në hetim efektivi i

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka sqaruar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku dy efektivë u përplasën me njëri-tjetrin në Tiranë.

AMP sqaron se nga veprimet hetimore rezulton se punonjësi i policisë V.L., 44 vjeç jashtë shërbimit, është konfliktuar e përplasur fizikisht, për motive të dobëta, së pari me shtetasin M.I., 33 vjeç në një dyqan në rrugën “Nikolla Tupe”. Më pas në debat është përfshirë dhe punonjësi tjetër i Policisë, R.I.,33 vjeç edhe ai jashtë shërbimit.

Me marrjen e njoftimit kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 Tiranë dhe forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar palët deri në përfundim të veprimeve të para hetimore.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve të Policisë.

Njoftimi i plotë: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Tiranë ka referuar në Prokurori materialet proceduriale në gjendje të lirë në ngarkim të 2 punonjësve të Policisë dhe 1 shtetasi, konkretisht:

- R.I., 33 vjeç, efektiv i FNSH, i dyshuar për ‘Kanosje”;

- V.L. 44 vjeç, efektiv i Forcës së Posaçme Operacionale, i dyshuar për ‘Kanosje” e “Dëmtime të tjera me dashje”;

- M.I. 33 vjeç, i dyshuar për “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga veprimet hetimore rezulton se punonjësi i policisë V.L., jashtë shërbimit, është konfliktuar e përplasur fizikisht, për motive të dobëta, së pari me shtetasin M.I., në një dyqan në rrugën “Nikolla Tupe”. Më pas në debat është përfshirë dhe punonjësi tjetër i Policisë, R.I., edhe ai jashtë shërbimit.

Me marrjen e njoftimit kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 Tiranë dhe forcat “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar palët deri në përfundim të veprimeve të para hetimore.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj dy efektivëve të Policisë.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

LEXO EDHE: Sherr mes policëve në ish-Bllok, i drejtojnë pistoletat e shërbimit njëri-tjetrit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese