Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherri me karrige mes mësueseve te shkolla "Çajupi" në Tiranë , largohet nga detyra drejtoresha

Shkruar nga Newsbomb
Sherri me karrige mes mësueseve te shkolla "Çajupi"

10 ditë pas sherrit që degjeneroi deri në përdorimin e armës së zjarrit, drejtoresha e gjimnazit “Anton Zako Çajupi” ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se Vojsava Kumbulla, mbrëmjen e sotme ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj si drejtoreshë pranë kësaj shkolle.

Kujtojmë se dy mësueset Elida Qenanaj dhe Domenika Toptani, u përfshinë në një sherr shumë një javë më parë, për arsye banale, ku u përdor edhe arma, duke rrezikuar edhe nxënësit.

Më herët u bë me dije se gjithçka nisi me 'pse më shan prapa krahëve' dhe përfundoi deri te përdorimi i armëve të zjarrit.

Mësueset morën me vete edhe të afërmit, ku për pasojë mbetën të plagosur 4 prej tyre.

 Për konfliktin që përfundoi me përdorimin e armës u arrestua Edmond Faja, 39 vjeç, kurse Ministria e Arsimit pezulloi nga detyra mësueset, Domenika Toptani dhe Elida Qenami.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu