Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Sherri mes dy pronarëve te ish-Parku, 6 muaj më parë vdiq dhe roja i pallatit, biznesmenin Sino Llanaj e kanë rrahur dy herë (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

434177a7e3479f969854cd0254164ca4

Sino Llanaj, biznesmen dhe ndërtues i njohur, mbeti i plagosur paraditen e sotme te zona e ish-Parkut në Tiranë, si pasojë e një konflikti që ka degjeneruar në nxjerrjen e armëve të zjarrit. Ai dyshohet se është konfliktuar me një person tjetër, investitor në pallat, gjithashtu.  

Sherri mes Sino Llanajt dhe investitorit tjetër, ka nsiur pasi nuk kanë rënë dakord për punimet e një pallati në ndërtim e sipër. Shkak për konfliktin mes dy investitorëve është bërë një kompleks banimi me struktura 2,9 dhe 11 kate mbi tokë në rrugën “Ndre Mjeda”.

Sot, veç Llanajt i plagosur ka mbetur dhe roja i pallatit Shkëlzen Biberi, i cili është dërguar në spital bashkë me biznesmenin, raporton newsbomb.al. I plagosur me plumb në kofshë ka mbetur dhe një kalimtar i rastiti, shtetasi Klodian Kamino.

Edhe 6 muaj më parë dy ortakët janë përplasur me njëri-tjetrin fizikisht. Madje, kanë bllokuar dhe rrugën me kamionë për të mos lejuar punimet. Misterit të këtij pallati që ka brenda shumë sherre i shtohet dhe ai i rojes që vdiq po 6 muaj më parë.

50 vjeçari me inicialet N.B u gjet i pajetë më datë 13 gush 2020, në sheshpushimin e pallatit në fjalë. “Më datë 13.08.2020, rreth orës 13:24, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e kati -2, roja i objektit  shtetasi N.B., rreth 50 vjeç, ku dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia”, njoftoi Policia atë kohë.  

Në videon e mëposhtme të Fax Neës, duket momenti kur Sino Llanaj dërgohet me barrelë në ambulancë e më pas në spital.

Më shumë

spot_img
spot_img