Në media është përfolur gjatë për “sherrin” mes mes Anxhelina Hadërgjonajt dhe kushërirës së saj Beatrix Ramosajt.
Kushërirat hoqën njëra-tjetrën nga Instarami dhe fshinë fotot që kishin së bashku.
E ftuar në “E Diell”, Albërie Hadërgjonaj ka folur për “sherrin” e vajzës së saj me vajzën e motrës.
“Fëmijët e motrës sime i dua shumë. Ndonjëherë bëjnë zënka për gjëra të vogla, pastaj e heqin njëra-tjetrën nga Instagrami, portalet fillojnë të bëjnë lajmet dhe kështu me rradhë”, rrëfeu ajo, ndërkohë që tregoi nuk mbajnë inate mes familjeve.
“Përderisa unë këto ditë që jam në Shqipëri po jetoj te shtëpia e motrës sime, a nuk bien poshtë këto që po thoni ju? Shkojmë shumë mirë me njëra–tjetrën, nuk ka asgjë për t`u shqetësuar”, tha duke qeshur Albërija.