Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sherri me thika në Tiranë, policia jep DETAJE

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_207324" align="alignnone" width=""]Foto ilustruese[/caption]

Policia jep detaje për sherrin me thika që ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes dy personave në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në një lokal në Fushë-Mëzez, ndërsa si pasojë kanë mbetur të dy të plagosur.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin me iniciale E.M. dhe 32-vjeçarin me iniciale Sh.S.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt spitalit, ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihet shkaku i këtij sherri, ndërsa policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Informacion paraprak

Më datë 24.12.2018, rreth orës 20:30, në zonën e Fushë-Mëzezit si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit E. M., 29 vjeç dhe Sh. S., 32 vjeç, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Të dy këta shtetas ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu