Hapësire reklamuese

Politikë

Sherri me grushte në Kuvend, Vullnet Sinaj paraqitet në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Sherri me grushte në Kuvend, Vullnet Sinaj paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj është paraqitur këtë të premte në SPAK. Ai ka dhënë versionin e tij të ngjarjes lidhur me sherrin e ndodhur disa ditë më parë në Kuvend.

“Sqarova të gjitha rrethanat e ngjarjes”, deklaroi Sinaj për mediat.

Pak ditë më parë, deputeti socialist u tregua i hapur për të folur nëse SPAK do e thërriste, pasi nuk ka frikë nga ata.

Sinaj theksoi se ishte deputeti Nallbati, i cili e goditi, por ai e priti grushtin me dorë.

‘Nëse SPAK më thërret do të shkoj. Nuk kam frikë nga drejtësia. Aty janë videot e se u kam pritur me dorë grushtin. Ai ka goditur por unë  e kam pritur me dorë. Ndodhi ai incident që ndodhi. Mund të ndodhte dhe me një koleg tjetër. Si deputet them se duhet të ketë komision dhe për Berishën.’- tha Sinaj.

Ndërsa deputeti opozitar Bledjon Nallbati pritet të paraqitet në SPAK të hënën për të dhënë sqarime.

Për të dy janë dorëzuar kallëzime nga të dyja palët në SPAK.  Të enjten u vendos që këto kallëzime të bashkoheshin në një të vetme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese