Hapësire reklamuese

Social Bomb

Sherri me Gjinushin, flet për herë të parë Ervin Salianjin: Nëse nuk ke kontribut, ik

Shkruar nga Newsbomb

Debati mes deputetit të PD-së Ervin Salianji dhe kryetarit të Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushin në “news 24” ku diskutimi arriti në një nivel tjetër, është komentar sot nga deputeti demokrat.

I ftuar në “Mos i fol Shoferit”, ai nuk mund ti shpëtonte kësaj pyetje. Moderatorja Rudina Dembacaj e pyeti për ndjesinë kur nxorri Gjinushin nga studio, por Salianji mbajti notat e humorit duke i thënë: “Si u ndjeve ti kur desh më nxore mua nga taksia tani të kërkoja taksi tjetër kur pashë që kishte nuse?”

Kur Rudina i tha se u ndje mirë, deputeti tregoi se për të ishte ndjenjë e mirë.

“U ndjeva mirë kur u cua nga emisioni se gjithë kontributi që unë përpiqem të jap është që ne duhet si shoqëri të kemi raport tjetër me politikën dhe njerëzit e përfshirë në politikë. Ky personazhi që thoni juve ka 27 vjet vetëm në demokraci, edhe disa herë ministër në kohën e komunizmit. Ka pothuajse 40-50 vjet dhe nuk i shqitur këtij vendi duke i marrë apo duke i thithur gjakun. Pse nuk paska ky vend njerëz të rinj që mund të kontribuojnë? Nëse nuk ke kontribut, ik. Dhe kur e pashë që doli mu duk sikur e nxorra nga politika dhe në fakt ai nuk ka fituar zgjedhjet. Me argument e nxora nga emisioni, jo me forcë,” – përfundoi ai. /oranews

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu